Disa ushqime nuk mund të hahen të gjalla, ndërsa ka nga ato që humbin vlerat ushqyese, vitaminat dhe mineralet përmes përpunimit termik.
A e dini se cilat ushqime janë jashtëzakonisht të shëndetshme kur hahen të papërpunuara?
Më poshtë gjeni listën:
Kastravecat
Ndërsa disa nga kastravecat e freskët mund t’I zieni, ata janë akoma më mirë të hahen të papërpunuara. Ato mund të jenë pjesë e një sallate, një rostiçeri me pak kalori ose një shtesë, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Spinaqi
Spinaqi është i pasur me vitamina C dhe E, fibra, enzima dhe aminoacide. Eshte mirë ta konsumoni të gjalle sepse kur gatuhet humb shijen dhe aminoacidet.
Panxhari
Panxhari është ushqyes dhe i pasur me folate, e cila është e rëndësishme për zhvillimin e trurit.
Karrota
Krahasuar me karotat e gatuara, karotat e papërpunuara janë shumë më ushqyese.
Domate
Ngrënia e domateve të papërpunuara mund të vonojë shumë sëmundje, nga diabeti te gurët në veshka.
Qepët
Nëse ju pëlqen qepët, ne kemi një lajm të mrekullueshëm. Qepët e papërpunuara përmbajnë kimikate që mund të parandalojnë kancerin e mushkërive dhe prostatës.
Brokoli
Brokoli është një nga perimet më të shëndetshme, veçanërisht nëse hahet i gjallë. Megjithatë, nëse kjo nuk ju duket tërheqëse, vendoseni në ujë të nxehtë për një ose dy minuta, ziejeni pak dhe kullojeni, transmeton Klankosova.tv.
Hudhra
Nëse e hani të papërpunuar, hudhra ju ushqen me veti të rëndësishme për të luftuar kancerin.