Absolventja nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka bërë analizë për Asociacionin në Kosovë

Absolventja nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ka bërë një analizë sa i përket temes së fundit në Kosovë, për Asociacionin.

Analiza e plotë:

Pataten e ngrohtë e ka në duar Vuqiqi

“Zajednica” e cila përndjeku të gjitha qeveritë, gati po i mbetet në duar Qeverisë Kurti 2. Mirëpo asnjëherë më parë s’do e kishim pranuar se do ishte koha e duhur për t’u themeluar kjo Zajednicë.

Këtë herë urdhëri i Vuqiqit i bëri dobi Kosovës si kurr me parë.

Pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, Vuqiqi ka filluar të shqetësohet për lëvizjen e kurbës e cila shënjon nivelin e ndikimit në Komunat me Shumicë Serbe. Kjo ngase ai orkestroi bojkotin e Listës Serbe në zgjedhjet e 23 prillit, ndërsa tani të gjitha komunat qe ishin nën direktivat e qeverisjes së tij, do të qeverisen nga shqiptarët.

Zgjedhjet në Komunat Veriore nuk janë zgjidhje afatgjate por vetëm deri në kthimin e serbëve në institucionet përkatëse. Ky “albanizim” institucional, formal, do t’i tërbojë qytetarët serb dhe veçanërishtë Beogradin të cilit i janë lidhur duart kryq.

Kosova mund ta kushtezojë modelin dhe nënshkrimin e Asociacionit me njohjen reciproke sepse sidoqoftë Kosova fiton në të dyja rastet. Në rastin më të keq Kosova mund të mos e arrijë njohjen reciproke nga Serbia.

Edhe pse i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka kërkuar që deri me 2 maj të ofrohet një propozim për Zajednicen, Qeveria ka ngulur këmbë për themelimin e saj pas arritjes së njohjes nga Serbia.

Kushtëzimet nga Qeveria s’duhet të jenë kryeneçe në atë mënyrë që me çdo kusht të arrihet njohja De Jure e Kosovës. Në mundësinë e parë të një modeli pa kompetenca ekzekutive duhet të përshpejtohet procesi dhe të përfundojë kjo punë.

Zari mund të mos bie në favorin e Kosovës herën tjetër, ndaj kjo është mundësia e themelimit të Bashkësisë të Komunave me Shumicë Serbe. Mundësia e artë për Kosovën është pikërishtë tani ngase institucionet e Komunave Veriore tani janë nën patronatin e shqiptarëve dhe nuk ka ndikim nga pushteti serb.

Floriana Alija
12 Qershor 2023