Shqiprim Taipi, talenti nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, ka mbyllur aventurën e tij me KF Kukësin!.
Vëllezrit Shqiprimi dhe Gjelbrimi (kapiten) ishin së bashku në ekipin verior të Shqipërisë në dy vitet e fundit.
Pas këtij vendimi të Shqiprimit pritet të shihet në vazhdim se cili do të jetë hapi i ardhshëm i Gjelbrimit, njëheri edhe kapiten i skuadres.
Ky është postimi i Shqiprimit
Faleminderit FK Kukësi!
Pas 2 viteve si futbollist i Kukësit, ka ardhur dita që të ndahemi dhe nga ky moment, unë nuk jam më pjesë e skuadrës. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës me të cilët kam kaluar momente shumë të bukura, të gjithë stafin për besimin e dhënë dhe sigurisht të gjithë tifozët që na kanë mbështetur në çdo ndeshje, në çdo moment duke mos na lënë kurrë vetëm.
Faleminderit për gjithçka dhe ju uroj çdo të mirë.
Shqiprim Taipi