Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama rreth draft statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ai tha se kryeministri shqiptar duhet t’ja prezantojë të njëjtin draft presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, njofton Klankosova.tv.
“Unë nuk kam dyshim që kryeministri i Shqiperisë beson që propozimi i tij është i mirë. Dhe duke qenë kështu krejt çfarë propozoj është që kryeministri Edi Rama, t’a prezantojë presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, më së largu në takimin e ardhshëm të “Ballkanit ta Hapur” për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”.
“Në takimin që e kemi pasur më 18 mars në takimin e Ohrit, unë kam ofruar që të shkruaj draft statutin për nenin 7 që është vetmenaxhimi i komunitetit serb. Unë nuk dua t’i kontrolloj. Unë jam kryeministër i të gjithëve. Unë i respektoj të gjithë. Dua që të gjithë t’i kenë të drejtat e barabartë.Por, në atë rast kam kërkuar që të kemi një parim bazë. Nuk mund të ballafaqojë letra dhe tekste kur nuk kemi parime”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.