Arrestohet njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it në veri

Është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Bëhet fjalë për Milun Milenkoviq- Llune.

Sveçla tha se Milenkoviq i njohur me nofkën “Llune” është njëri nga nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale.

Ai shtoi se gjatë arrestimit të tij janë lënduar lehtë tre zyrtarë policorë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, tha Sveçla.