Sulme vdekjeprurëse në Britani, s’dihet nëse ishin terroriste

Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar nga një seri sulmesh në qytetin britanik, Nottingham, të martën.

Ende nuk dihet qartë se si kanë ndodhur sulmet.

Dy persona u gjetën të vdekur fillimisht. Më pas, një furgon tentoi t’i shkelte tre persona në një rrugë tjetër. Ata po trajtohen në spital.

Një burrë po ashtu i gjet i vdekur pas tyre, raportoi BBC.

Policia ka thënë se tri vdekjet janë të lidhura mes vete.

Një 31-vjeçar u arrestua mbi dyshimin për vrasje dhe është dërguar në mbajtje./Koha.net