Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është duek arrestuar kriminelët serb, ndërsa sipas tij, Serbia është duke rrëmbyer policët kosovarë.
Sveçla ka theksuar Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e shefit të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”.
“Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune. Ne arrestojmë kriminelët, ata rrëmbejnë policët. Llune është një autor sistematik i dhunës që do të përballet me drejtësinë. Të dhënat e tij tregojnë krime të kryera me urdhër nga Beogradi”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter./Dukagjini