Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha të dielën ka mbajtur një koncert në New York.
Teksa po performonte në skenën e mbushur, një nga fansat në turmë e goditi me telefon në fytyrë.
Kjo siç shihet ndodhi në momentin kur ylli i famshëm po bënte simbolin e shqiponjës me duar.
Bebe Rexha’s mother reveals that she had to get three stitches after someone in the audience threw a phone at her head during her concert. pic.twitter.com/6QjnlaIM5d
— Pop Base (@PopBase)
June 19, 2023
Pas kësaj tronditje, këngëtarja e nominuar për “Grammy” ra në gjunjë me kokën ulur, gjersa anëtarë të shumtë të ekipit nxituan për ta ndihmuar.
Në bazë të postimeve në Twitter thuhet se e ëma e artistes deklaroi që ajo bëri tri qepje pas asaj që ndodhi.
Së fundmi, janë publikuar video teksa është zbuluar personi që e bëri gjestin ndaj këngëtares shqiptare.
Në pamje shihen se si sigurimi e nxorën nga publiku duke mos u ditur më shumë se çfarë ka ndodhur tutje./GazetaSinjali
Video of the man who assaulted Bebe Rexha on stage pic.twitter.com/oLl9YYhzKq
— RaQueen Leviss (@Anti_Cohen)
June 19, 2023