Escobari dhe Lajçaku: Propozimi i Ramës për Asociacionin është konstruktiv

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë thënë se propozimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është shumë konstruktiv.

Kështu kanë vlerësuar ata gjatë një diskutimi në Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik në Uashington për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Klan Kosova.

“Propozimi ishte konstruktiv. Mendoj se ishte një propozim serioz. Unë i kisha inkurajuar njerëzit që ta lexojnë atë”, ka thënë Escobar.