Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Borrelli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nga Roma, nesër do të udhëtojë për në Bruksel.

Kështu Kurti e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e nivelit të lartë të dialogut të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në Twitter./Insajderi