Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se stërvitjet e përbashkëta mes ushtrisë serbe dhe amerikane të quajtura “Platinium Wolf” shërbejnë për të forcuar partneritetet dhe për të ndihmuar ushtritë të sigurojnë paqen dhe sigurinë në botë.
Hill ka thënë se është e mrekullueshme të shohësh një gjë të tillë.
“Është e mrekullueshme të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe mësojnë nga njëra-tjetra. Ftoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Republikës së Serbisë të bëjnë më shumë”, ka shkruar Hill në llogarinë e tij në Twitter, duke postuar edhe një video stërvitja taktike ndërkombëtare “Platinum Wolf 23”.
Ministri i Mbrojtes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka mbërritur sot në stërvitjen, e cila po mbahet në bazën afër Bujanocit, njofton Tanjug.