Xhemperi i famshëm, me ngjyrë të kuqe e dele të bardha dhe të zeza, i Princeshës britanike Diana do të dalë në ankand në shtëpinë e famshme të ankandeve “Sotheby’s” në New York më 7 shtator, me çmim fillestar prej 70 mijë funtesh.
Xhemperi është bërë i njohur pasi Princesha Diana e kishte veshur në një ngjarje të lojës “Polo” më 1983.
Cynthia Houlton, shefe e modës dhe aksesorëve në “Sotheby’s”, ka thënë se xhemperi bart hijeshi, sharm dhe syrin e mprehtë që kishte princesha për modën, shkruan “FemaleFirst”.
Xhemperin e pati krijuar brendi “WARM and WANDERFULL”. Atë kohë brendi i ri ishte vërshuar me kërkesa pasi që Princesha u pa duke veshur xhemperin e kuq. Kompania as që e dinte se ajo e kishte veshur xhemperin deri sa nuk e panë nëpër faqet e para të revistave prestigjioze.
Influenca e saj u vërejt pothuajse menjëherë, duke çuar kështu në shitje të mëdha për brendin që e ishte i vogël. Kompania ka thënë se kjo ishte një gjë shumë domethënëse për ta. Pas kërkesës për riparim të xhemperit nga pallati Buckingham, brendi e dërgoi një të ri. Kështu origjinali u humb dhe u gjet tash i mbuluar nga pluhuri në një dhomë nën kulm.
Kur Emma Corrin luajti rolin e Princeshës Diana në serialin “The Crown” e ka bartur një imitim të veshjes.