Noizy zbulon se kush ia dogji lokalin për herë të dytë brenda një muaji

Reperi Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, ka zbuluar se i afërmi i tij Eraldo Musteqja është personi që ia ka djegur lokalin dy herë brenda një muaji në Durrës.

Së fundmi, lokali i Noizyt u dogj në mesnatën e së mërkurës dhe të enjtes. Sipas mediave në Shqipëri, Eraldo është i arrestuar.

Noizy ka thënë se me Eraldon ishin rritur si fëmijë, ndërsa sipas reperit, tani 26-vjeçari është bërë besimtar ekstrem.

Sipas Noizyt, Eraldo ka bindje që lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri. Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën”, ka shkruar Noizy në Instagram.