Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur serish për ndalimin e djalit të tij, Danilos, nga Policia e Kosovës.
Përmes një postimi në Instagram ai ka thënë se djali i tij ka refuzuar ta heq bluzën me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”.
“Vetëm tani kuptova se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe M. Herën e fundit që ndaluan Danilon, jo shumë larg Podujevës, policia shqiptare kërkoi që ai të hiqte me çdo kusht bluzën ku shkruhej ‘Dorëzimi nuk është opsion’. Danilo nuk u pajtua dhe më pas i drejtuan armët dhe e pyetën ‘Emri i babait?’ Ai u përgjigj: ‘Aleksandër! Ky është babai im dhe presidenti juaj!’ Këmishën nuk e kishte hequr, fytyrën nuk e kishte njollosur. Dorëzimi nuk është një opsion!”, ka shkruar ai.