Ky është propozimi që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ia prezantoi Borrellit për shtensionimin e situatës në veri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka dal me një propozim të ri, ku i ka paraqitur katër pikat ndaj Serbisë që i konsideron të nevojshme për de-eskalimin e situatës në veri.

Ai me këtë rast i është përgjigjur kërkesave të kryediplomatit të Bashkimit Evropian Josep Borrellit.

Kurti e konsideron tejet të nevojshme bashkëpunimin e Serbisë për paraburgosjen dhe procesimin gjyqësor të kryrësve të veprave kriminale, me monitorim nga ana e EULEX-it dhe garanci të plota për gjykim të drejtë.

Ndërsa sipas tij tri pikat e tjera të rëndësishme janë:

– Tërheqja e protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre;

– Reduktimi i gatishmërisë së forcave të armatosura në nivel të ulët, asnjë lëvizje e re e trupave, heqja e 48 Bazave të Përparme Operative që ndodhen përgjatë kufirit;

– Serbia të mos pengojë apo ndërhyjë në të drejtën e qytetarëve të përkatësisë serbe të Kosovës dhe të gjitha partive politike për të marrë pjesë lirshëm, pa asnjë frikësim, detyrim apo ndikim korruptiv, në procesin e zgjedhjeve lokale të Kosovës.

Shefi i qeverisë i ka renditur po ashtu edhe katër pikat në të cilat duhet të angazhohet Kosova:

1) Reduktimi i pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre, gradualisht dhe proporcionalisht me reduktimin e dhunës;

2) Qasja e plotë në proceset gjyqësore të kryesve të dhunës, dhe monitorimi i proceseve, nga ana e EULEX-it dhe OJQ-ve të interesuara të të drejtave të njeriut;

3) Zgjedhje të parakohshme aktivizohen në katër komunat veriore nga një peticion për tërheqje i përkrahur nga të paktën 20 përqind të elektoratit, siç parashihet në legjislacionin e Kosovës. Pas konfirmimit që janë përmbushur kërkesat për tërheqje, data e zgjedhjeve shpallet nga Presidentja;

4) Katër kryetarët e komunave në fjalë do të udhëzohen që t’ua dorëzojnë autoritetin e tyre kryetarëve të rinj të komunave pas certifikimit nga KQZ-ja në përputhje me legjislacionin e Kosovës.