Karbohidratet nuk janë gjithmonë “armiq”

Karbohidratet kanë shumë benefite shëndetësore si fibra dhe antioksidant

Nëse kohët e fundit i keni kushtuar vëmendje dietave moderne, të miratuara nga të famshmit, me siguri keni pasur përshtypjen se karbohidratet (karbohidratet) duhet të shmangen me çdo kusht.

Karbohidratet priren të marrin një reputacion të keq, veçanërisht në këtë epokë të dietave ku kërkohet kufizimi i tyre.

Karbohidratet mund të kenë një rol të rëndësishëm në dietën e shumicës së njerëzve. Domethënë, disa karbohidrate bëjnë për t’u konsumuar. Dhe ta dini dallimin mes karbohidrateve të shëndetshme dhe karbohidrateve më pak të shëndetshme është e rëndësishme.

“Njerëzit mund të tërhiqen nga një dietë pa karbohidrate, sepse rregullat janë të lehta për t’u ndjekur,” thotë Natalie Romito, RDN, LD, raporton “Clevelandclinic.org”. “Dietat me sasi të ulëta të karbohidrateve apo pa karbohidrate, janë të lehta për t’u kuptuar. Dhe njerëzit priren t’i pëlqejnë dietat me rregulla të vështira dhe rezultate të shpejta.”

Por, ndjekja e një diete me pak karbohidrate ose pa karbohidrate, mund të nënkuptojë humbjen e disa ushqime të shëndetshme (dhe të shijshme).
Më mirë se të përpiqesh të shkurtosh plotësisht karbohidratet, Romito, sugjeron të përqendrohesh në shkurtimin e karbohidrateve të përpunuara në favor të karbohidrateve të shëndetshme, pra karbohidrateve që merr nga ushqime të plota dhe natyrale.

Romito shpjegon ndryshimin se çfarë i bën disa karbohidrate të jenë të shëndetshme. Thjesht karbohidratet janë fibra dhe sheqer, pra janë burim i energjisë. Versione të shëndetshme gjenden në ushqime te caktuara dhe mund të konsiderohen të shëndetshme për t’u konsumuar në ato ushqime që vijnë në mënyrë natyrale.

Ndërsa të tjera karbohidrate që kalojnë nëpër procese të përpunimit humbasin potencialin e tyre. Këtu përfshihet mielli i bardhë, sheqeri i bardhë dhe lëngjet e fabrikuara të frutave.

Romito thotë se mënyra se si kultivohen disa karbohidrate është më rëndësi. Nëse rriten në mënyrë natyrale nuk janë të dëmshme pasi përmbajnë fibra dhe antioksidant.

Gjithashtu ajo ka rekomanduar disa ushqime me karbohidrate të shëndetshme që mund të konsumohen.

Drithërat si farro, quinoa, buka integrale dhe pastat, orizi i kafenjtë e bullguri, ku shkaktojnë dëme sipas saj.

Perimet që përmbajnë niseshte si patatet (të konsumohen me gjithë lëkurë), bizelet, misri dhe kungulleshkat

Fasulet që përmbajnë niseshte – Fasulja e zezë, fasulja lima, dhe thjerrëzat.

Frutat dhe perimet – cdo njëra prej tyre që ju pëlqen konsumojeni çdo ditë

Bulmeti – qumështi pa yndyrë dhe jogurti pa yndyrë.

Për sasinë e drithërave që duhet konsumuar Romito thotë se ata që ushtrojnë kanë nevojë për më shumë karbohidrate se sa ata që jetët i kanë me më pak aktivitet.

Por, në përgjithësi njerëzit kanë nevojë të konsumojnë 150 gram karbohidrate në ditë. Ajo gjithashtu rekomandon të kompozonin pjatat në atë mënyrë që të përmbajnë perime me niseshte dhe drithëra.

Ndërsa karbohidratet e përpunuara fabrikisht që zakonisht gjenden nëpër ushqime festive ajo tha se është më mirë t’i rralloni, pra t’i lëni për t’i konsumuar gjatë festave.

Kurse sa i përket humbjen së peshës dhe ushqimit me karbohidrate mund të jetë disi si sfidë që ta fitoni përshtypjen se karbohidratet duhet të anashkalohen. Ju sigurisht mendoni se duhet t’i anashkaloni komplet për të humbur peshë. Por kjo nuk qëndron totalisht pasi që kur të ndaloni së ngrëni karbohidrate ju humbni shpejtë peshën ujore që e keni në trup, pra kështu edhe pjesa e karbohidrateve që është ruajtur në trup deri tash, do të humbë. Kjo rezulton në humbje peshe të shpejtë, por dietën e bën më të shkurtër prandaj ju e fitoni shpejt peshën e humbur kur ta keni përfunduar dietën.

“Në fund të fundit, karbohidratet nuk të bëjnë të fitosh ose të humbasësh peshë. Është ndryshimi i kalorive që konsumon që ndikon nëse fiton ose humbet peshë”, përfundon Romito./Koha.net