Si ndryshoi kamera e iPhoneit në 16 vjet

Qëkur Apple lansoi telefonin e parë më 2007 e deri te gjenerata e 14-të, dominimi i iPhoneit në sektorin e kamerave të telefonave është i padiskutueshëm.

Për shumë njerëz në botë kamera e telefonit është e vetmja kamerë që e posedojnë. Duke pasur parasysh dominimin e tij në këtë segment, kjo e ka bërë iPhonein me kamerën më të njohur për konsumatorët ndër vite.

iPhone është i gjithanshëm, përshtatet në xhep dhe shkrep video të nivelit profesional që më parë kërkonin aparat fotografik të shtrenjtë.

Tani produktet e Appleit përfitojnë nga “fotografia kompjuterike”, duke ndihmuar kështu iPhonein të bëjë fotografi mahnitëse, veçanërisht gjatë dritës së ulët. Apple sivjet do ta lansojë iPhone 15-shin. Ndër dallimet kryesore do të jetë kamera.

https://www.koha.net/tech/382230/iphone-15-pro-pritet-te-lansohet-ne-shtator-me-12-vecori-te-reja/

Steve Jobs prezantoi iPhonen në skenë në vitin 2007 dhe jo vetëm që ndryshoi tregun e smartfonëve përgjithmonë, por gjithashtu thjeshtoi se si do të duket një aparat fotografik modern i telefonit.

Para iPhoneit, fotografia ishte vetëm hobi. Ishte Apple dhe iPhone që vendosën kamera në xhepin e të gjithëve.

Kamera 2-megapikselëshe e iPhoneit ishte bazë dhe nuk kishte asnjë veçori zmadhimi, blic ose modifikimi. Shumica do të qeshnin me fotografitë e bëra me iPhonein origjinal, por kjo pajisje e bëri fotografinë të arritshme për miliona njerëz.

Evolucioni i kamerës së iPhoneit ka qenë i rëndësishëm për fotografinë dhe fuqizimin e përdoruesve për të kapur momente befasuese pa mundim.

Me çdo përditësim, Apple ka shtyrë kufijtë teknologjikë, duke sjellë aftësitë e avancuara të imazhit në pëllëmbën e duarve.

Sivjet do ta shihni fotografinë më të avancuar deri tash tek Apple.

Ndryshimet në kamerën e iPhoneit ndër vite mund t’i shihni me fotografinë e mëposhtme: