“Dior” sjell modelistë nga nëntoka

Kim Jones e ka shkruar tashmë emrin e tij në historinë e Christian Dior dhe përtej. Rrugëtimi tij deri këtu duke e mbështetur edhe punën e mikut të tij Virgil Abloh me të cilin rindërtuan thellësisht botën e modës. Përfshirja kreative e tij krijoi një luks te ri që tani është bërë i zakonshëm.

Për këtë koleksion jubilar Jones e drejtoi atë me detaje duke eksperimentuar me koleksione të mëparshme nga tre disenjatorë të mëhershëm të markës si: Yves Saint Laurent, Gianfranco Ferré dhe Marc Bohan. Ajo që i bashkoi këto ide ishte “cannage” i Christian Dior, një karrige e punuar me shtiza nga bari. Karrige këto mbi të cilat mysafirët u ulën në shfaqjen e parë të sallonit të tij në vitin 1947.

Sot u ulën në blloqe në formë kutie të madhe të ngjyrosur me gri.

Shfaqja nisi me një spektakël teatral: pista e gjerë ishte e përbërë nga pllaka të polizuara të ngjyrës gri metalike. Sfilata nisi me një këngë nga Andrew Weatherall me titullin “Higher Than the Sun” dhe të gjithë modelistët u shfaqën nga nënpista, pllakat u hapën si portë nëntokësore, moment ky për t’u filmuar me telefona lart.

Jones është gjithashtu një redaktor vizual i shkëlqyer. Ai dekoroi kardigane me gurë të ndezur, të vendosur mbi kostumet e drejta me këmbë të gjata, të prera lart. Këpucët e pambukut mbanin motive nga parfumi “Lady Dior”. Kostumet ishin kombinuar me bluza me ngjyra të ndritshme.

Printi i leopardit i inspiruar nga Mitzah Bricard i Dior u riprodhua në çantat dhe bluza. Këto u veshën me pantallona sportive. Ngjyrat e gjelbër fluoreshente dhe portokalli i shtuan një ndjesi ndryshe sfilatës.

Jones për revistën “Vogue” tha: “Është një kollazh i dizajnerëve të ndryshëm në arkiv të shprehur në formë, ngjyrë, strukturë dhe atmosferë.” Por, lirshëm mund të themi që kjo ide e disenjatorit ishte shumë më shumë e modernizuar./Koha.net