Ish e dashura ruse e Don Xhonit ka për të thënë diçka për të

Modelja ruse është rikthyer sërish në vëmendje pasi mori pjesë në klipin e ri të Don Xhonit, “Ike”.

Dyshja, të cilët bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre, duket se janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Modelja ruse së fundmi u pyet për reperin kosovar nga ndjekësit përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

“Çka do të thuash për Don Xhonin”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga një ndjekës.

“Çdo gjë ka një fillim dhe një fund”, u përgjigj Lirey duke lënë kuriozë sërish fansat për marrëdhënien mes tyre.