Një muaj paraburgim për reperin “Fero”, i dyshuar për dhunë në familje

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, Fero dyshohet të ketë sulmuar bashkëshorten. Ngjarja ka ndodhur më 11 korrik të këtij viti

Masa e paraburgimit prej 30 ditësh i është caktuar reperit të njohur, Feronit Shabani, i njohur si “Fero”.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan.

Reperi dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndryshe, bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 11 korrik të këtij viti.

“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport.

Fero është i martuar me modelen Arbenita Ismajli. Së bashku, ata kanë një vajzë./Dukagjini