Ministrat rusë të Kulturës dhe Arsimit janë përfshirë në një grup të ri sanksionesh nga Britania e Madhe.
Qeveria britanike njoftoi se këtu përfshihet ministrja ruse e Kulturës, Olga Lyubimova dhe ministri i Arsimit, Sergej Kravtsov.
Lyubimova u tha se kishte ofruar mbështetje dhe promovuar politika që “destabilizojnë Ukrainën ose kërcënojnë integritetin territorial”.
Të tjerë, përfshirë Kravtsov, u sanksionuan për përfshirjen e tyre në atë që Mbretëria e Bashkuar e përshkroi si “programin e qeverisë ruse për dëbimin e detyruar dhe riedukimin e fëmijëve ukrainas”./Sinjali