Para pak ditësh Butrint Imeri festoi ditëlindjen e tij në një nga resortet më luksoze të Tiranës ku nuk munguan disa nga emrat më në zë të showbiz-it, të cilët janë edhe miqtë e tij.
Ajo që padyshim tërhoqi vëmendje ishte mungesa e atij që Butrinti e konsideron si vëllain e tij prej vitesh, reperin Don Xhon.
Fillimisht u mendua se ky i fundit mund të ketë patur ndonjë koncert apo angazhim, por dyshimet për një ‘krisje’ i shtoi fakti se nuk e uroi as për ditëlindje në rrjete sociale.
Mirëpo, së fundmi duket se dy artistët e kanë provuar se kanë prishur raportet mes tyre dhe kjo për faktin se nuk janë më miq me njëri-tjetrin në Instagram.
E me anë të disa postimeve ‘thumbuese’, Butrinti dhe Don Xhoni arritën të fitonin vëmendjen e mediave, por ky i fundit ka habitur me Instastory-n më të fundit që ka publikuar ku tregoi se do të mbanin koncert së bashku me Butrintin më datë 15 në Pejë.
Mbrëmjen e djeshme gjatë koncertit teksa të dy performuan në skenë, djemtë sqaruan se shoqëria e tyre nuk ka ndryshuar dhe se ata nuk do ndahen kurrë dhe e gjithë kjo që u aludua ishte një ‘mashtrim’.