Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen makabre të Marigona Osmanit

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur Aktgjykimin dënues ndaj Dardan Krivaqës.

Ai është shpallur fajtor për vrasjen makabre të Marigona Osmanit. Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Para fillimit të seancës, para objektit të Gjykatës së Ferizajt është mbajtur një protestë e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist “për të kërkuar drejtësi për Marigonën dhe ndëshkim maksimal për vrasësit”.