Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelorë në Ferizaj, e cila i ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit.
Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka uruar që ky dënim të jetë një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet, raporton Klan Kosova.
“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet. Dhuna nuk do të tolerohet! Femicidi do të ndalet!”, ka shkruar Osmani.