Arsenali arrin marrëveshje me Brentfordin për Rayan

David Raya do të jetë portieri i ri i Arsenalit.

Siç shkruan eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, topçinjtë kanë arritur marrëveshje me Brentfordin për të nënshkruar me portierin nga Spanja.

Spanjolli ka arritur marrëveshje personale me klubin londinez që nga java e kaluar. Ai do ta zëvendësojë portierin e dytë të ekipit nga Anglia, Matt Turner, i cili do të marrë rrugë te Foresti.

Raya do të transferohet në “Emirates” për shifrën e 30 milionë eurove, teksa do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2028, pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Ai ishte pjesë e Brentfordit, në sezonin e shkuar, ku zhvilloi 38 paraqitje në Premier League. /Klankosova.tv.