Galatasaray nënshkruan edhe me një futbollist, zbehen gjasat për Rashicën

Galatasaray ka nënshkruar edhe me një sulmues anësor, kështu Milot Rashicës i zbehen gjasat për t’u transferuar në ekipin turk.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizo Romano, kampioni i Turqisë ka nënshkruar me Teten.

Lojtari brazilian në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Leicester City nga Shahktar Donestk.

Rashica, në edicionin e fundit ishte pjesë e kampionit të Turqisë në formën e huazimit, ku pati paraqitje të mira.

Pas përfundimit të huazimit, Norwich City, që ka kartonin e Rashicës, ka kërkuar nga Galatasaray 9 milionë euro. Por skuadra nga Turqia ka ofruar vetëm gjashtë milionë euro, dhe kështu si duket nuk do të arrihet ujdia.

Tete vjen pas transferimit të Mauro Icardit, Angelino, Bakambu, Zaha, Demirbay, Ayhan në klubin turk këtë verë dhe vushtrriasi pas këtyre transferimeve të shumta në fazën e sulmit i vështirësohen punët për t’u transferuar në Stamboll./Klan Kosova