Çmimet botërore të orizit, më të lartat në 12 vjetët e fundit

Çmimet botërore të orizit në korrik ishin më të lartat që nga shtatori 2011, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Indeksi global i çmimeve të orizit u rrit çdo muaj me 2.8 përqind në korrik, që është më i larti në pothuajse 12 vjet, deklaroi agjencia me qendër në Romë, transmeton klankosova.tv.

Sipas CNBC, krahasuar me korrikun 2022, orizi është rritur me 19.7 përqind për shkak të ndalimit të Indisë për eksportin e disa llojeve të orizit dhe kushteve të pafavorshme të motit që mund të ndikojnë në prodhimin.

“Disa furnizues janë të shqetësuar për ndikimin e mundshëm negativ të fenomenit klimatik El Nino në prodhimin e orizit, si dhe ndërprerjen e të korrave në Vietnam për shkak të shirave, të cilat kanë nxitur rritjen e çmimeve”, thuhet në raport.

India, eksportuesi kryesor në botë i produkteve ushqimore, ndaloi eksportet e orizit të bardhë më 20 korrik, ndërsa qeveria në Nju Delhi kërkon të frenojë rritjen e çmimeve të orizit në vend duke siguruar furnizime të mjaftueshme “me çmime të arsyeshme”.

Ky vend ka më shumë se 40 përqind të tregtisë globale të orizit./Sinjali