Ndonëse ka kaluar mbi një dekadë dhe dyshja kanë vazhduar jetët e tyre madje Ledri duke u bërë edhe baba ka ende në mesin e fansave që janë fanatikë të lidhjes së tij me Dafinën.
Kohë pas kohe në rrjetet sociale qarkullojnë teori konspiracioni.
E tillë është edhe një e fundit që sipas tyre tregon komunikimin përmes teksteve të këngës mes Ledrit dhe Dafinës.
Mbi një dekadë ka kaluar nga momenti kur Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula i dhanë fund lidhjes së tyre.
Ndjekësit kanë përshtatur tekstet e dy projekteve të këngëtarëve.
“Ti kom dhon krejt, mi ke dhonë krejt ama sot prapë vetëm” thotë Dafinë në këngën me Elgit Dodën që është marrë si kundërpërgjigje e vargut “Ti kom dhon krejt, ti kom dhon krejt ama loçkë m’le vetëm” të Ledrit në projektin “E keni dit” me Romeo Veshajn e Klementin.