Britania po shqyrton vendosjen e paralajmërimeve shëndetësore në cigare

Mesazhet inkurajuese për të lënë duhanin mund të shtohen në brendësi të paketave të cigareve sipas propozimeve që po shqyrtohen nga qeveria e Britanisë.

Në inserte përcaktohen të mirat shëndetësore dhe financiare të lënies së duhanit, dhe drejtojnë njerëzit në ndihmën që kanë nevojë, përcjell klankosova.tv.

Duhanpirësit me lënien e duhanit, mund të shohin përmirësime në frymëmarrje brenda pak ditëve, kursime më të larta dhe reduktimin për 50% të rrezikut për atak kardiak.

Qeveria britanike, thotë se kjo ka mundësi të çojë në 30,000 persona të lënë duhanin – duke sjellë përfitime shëndetësore me vlerë 1.6 miliardë paund.