Von Cramon për takimin e Vuçiqit me Zelenskyn: Armë për mosnjohjen e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas takimit në Athinë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social X ka shkruar se Vuçiqi është takuar me Zelenskyn për të ushtruar presion mbi Ukrainën.

“E saktë: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ta ketë organizuar takimin me Zelensky kryesisht për të bërë presion mbi Ukrainën: një armë për mosnjohjen e Kosovës. Shpresoj që Zelensky të kuptojë rrezikun politik që mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, ka shkruar ajo, transmeton Klankosova.tv.