Studimi i ‘syzeve të birrës’ zbulon se alkooli nuk i bën njerëzit të duken më të bukur

Hulumtimet amerikane hedhin dyshime mbi provat anekdotike, por sugjerojnë se pirja mund t’ju japë ‘guxim’ për t’iu afruar njerëzve tërheqës.

Shkencëtarët kanë derdhur ujë të ftohtë ose vodka mbi ekzistencën e “syzeve të birrës” me idenë se alkooli i bën njerëzit e tjerë të duken më të bukur, shkruan TheGuardian, transmeton klankosova.tv

Ky term thuhet se është shpikur nga studentë meshkuj të universitetit të Amerikës së Veriut në vitet 1980, pavarësisht dëshmive anekdotike për fenomenin, lidhja midis dehjes nga alkooli dhe tërheqjes fizike nuk është studiuar sistematikisht.

E nga disa hulumtime thuhet se në fotot kur njerzit janë të matur dhe dehur ka pasur rezultate të përziera, këto studime treguan se nëse efekti i syzeve të birrës ekzistonte, madhësia e tij ishte e vogël, tha Molly Bowdring në Qendrën Kërkimore të Parandalimit të Stanfordit në Palo Alto, Kaliforni.

Gjithashtu Bowdring dhe Michael Sayette, ftuan 18 çifte miqsh meshkuj në laborator për të vlerësuar atraktivitetin e burrave dhe grave që shikonin në foto dhe video. Arsyet për të ftuar çifte miqsh ishte përpjekja për të imituar ndërveprimet sociale që zakonisht mund të ndodhin në një situatë të vërtetë të pirjes.

Ndërsa hulumtimi i botuar në “Journal of Studies on Alcohol and Drugs”, nuk zbuloi se alkooli rrit perceptimet e njerëzve për atraktivitetin e të tjerëve.

”Por ne zbuluam se njerëzit kishin më shumë gjasa të zgjidhnin për të ndërvepruar me njerëzit që i perceptonin si më tërheqës pas konsumimit të alkoolit”, tha Bowdring.

E studentëve në Mbretërinë e Bashkuar iu kërkua të kryenin një detyrë të bazuar në kompjuter duke injoruar fotot e fytyrave tërheqëse dhe jo tërheqëse.

Megjithkëtë psikologia Monk shtoi se për të ecur përpara, fusha ka nevojë për studime më të mëdha për të parë nëse ato mund të përsëriten, transmeton klankosova.tv