Digjet Muzeu i Muzikës në Gjakovë

Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga flakët.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se si pasojë e zjarrit dëmet janë të mëdha, teksa në vendngjarje janë policia bashkë me zjarrfikësit.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan deri të zjarri, ndërsa Klankosova.tv ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.