E përditshmja italiane “SiViaggia“, që referon vendet ku mund të bësh pushime, e cilëson Gjirokastrën si vendin turistik më të parapëlqyer. Ato çfarë ofron Gjirokastra, në artikull përshkruhet si në përrallë
“Është një vend ku koha duket se ka ndalur, ku gjithçka është zhytur në një atmosferë ndjellëse që të çon në një peizazh të denjë për historitë më të bukura para gjumit. Natyrisht, falë asaj kështjelle që mbizotëron zonën dhe që është më e madhja në të gjithë vendin”, shkruan media italiane.
Kështu përshkruhet Gjirokastra në një artikull te botuar në të përditshmen italiane L’agenzia SiViaggia”, ku cilësohet si një destinacion i preferuar për turizëm nga italianët dhe shtetas të tjerë të huaj. Ato cfarë ofron Gjirokastra, në artikull përshkruhet si në përrallë.
“E ngulitur në malet e jugut të Shqipërisë si një thesar i çmuar, Gjirokastra duket se ka dalë nga një përrallë. Një muze i hapur ku e kaluara jeton dhe mbijeton në të gjitha ato dëshmi të dukshme që e bëjnë qytetin unik. Trashëgimia e saj është e pamasë, e njohur edhe nga UNESCO”, shkruhet më tej media.
Duke i bërë një përshkrim të detajuar të qytetit rreth kalasë ikonike, që sipas medias italiane, tashmë është kthyer në simbolin e zonës, brenda saj shpaloset dhe historia.
Por çfarë mund të bësh ose të shohësh në Gjirokastër? Edhe për këtë pyetje, gazeta e ka një përgjigje duke mos kursyer metaforat më të bukura në përshkrimin e qytetit.
“Ka shumë gjëra të ndryshme për të bërë dhe parë në këtë xhevahir të vendosur në male. Megjithatë, mjafton një shëtitje e thjeshtë mes shtëpive dhe rrugëve karakteristike, të zhytura në histori dhe hijeshi për të jetuar një eksperiencë të pabesueshme që duket se ju çon në një dimension tjetër”, theksohet në shkrim.
Me një ftesë joshëse gazeta italiane ju sugjeron lexuesve te mos vonojnë të vizitojnë Gjirokastrën, qytetin me histori, kulturë dhe traditë mbresëlënëse në Shqipëri.