Çfarë të dini përpara se ta ndryshoni karrierën në moshën 40 vjeçare?

Zakonisht personat që bëhen 40 vjeçar, kanë pothuajse dy dekada karrierë në një fushë. Nëse keni punuar në të njëjtin profesion që prej kur keni filluar, atëherë keni pervojë të madhe në këtë fushë. Madje, përveç kësaj keni përparuar mjaftueshëm në karrierë duke u ngjitur në shkallë të ndryshme gjatë këtyre viteve. Por, një gjë nuk është e sigurt, nuk do ta dini se sa larg mund të shkoni në këtë karrierë.

Mund të ndjeni keqardhje që nuk po e dini se çfarë po bëni. Ose e keni kuptuar që nuk do të mund të shkoni më tutje, kështu që nuk dëshironi që të ngecni në një “fund të vdekur”.

Çfarë mund të bëni? Mbase jeni duke u shqetësuar që është shumë vonë për ta ndryshuar karrierën. Edhe pse mund t’ju duket, nuk është anjëherë vonë për ta bërë. Por, sigurisht që kjo nuk do të thotë që zhvendosja do të jetë e thjeshtë, ose që mund ta bëni pa ndonjë përpjekje të madhe. Ndryshimi mund të jetë i vështirë, edhe nëse jeni përgatitur mirë për të.

Vendosja e disa anëve pozitive dhe negative e ndryshimit të karrirës në moshën 40 vjeçare mund t’ju ndihmojë në procesin e vendimmarrjes.

Anët pozitive

Rritja e besimit në këtë moshë mund t’ju ndihmojë të bëni një ndërrim më lehtë
Edhe nëse keni nevojë të stërviteni për një karrierë të re, ju keni ende 25 vjet për të punuar në të, para se të arrini moshën e pensionit.
Një ndryshim i mirë në karrierë mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin dhe marrëdhëniet tuaja.
Mund të shfrytëzoni përvojën tuaj aktuale në aftësi të transferueshme.
Çfarë është e vështirë?

Përballimi i ndryshimit nëse keni ende fëmijë të vegjël në shtëpi.
Vazhdimi që të bëni ende para për t’i mbuluar shpenzimet e tepërta.
Mund t’ju duhet të merrni kohë jashtë punës tuaj aktuale për t’u përgatitur për një karrierë të re.
Në të kundërt, mund t’ju duhet të vazhdoni punën me kohë të plotë, gjersa përgatiteni për një karrierë të re.
Pse është mirë ta ndyrshoni karrierën?

Nëse keni planifikuar të tërhiqeni nga tregu i punës, siç bëjnë shumë njerëz në moshën 65 vjeçare, i keni edhe 25 vjet punë në të ardhmen tuaj. Edhe nëse në këtë moshë e keni kuptuar se duhet që ta ndryshoni karrierën, do t’ju mbeten edhe 2 dekada për të kaluar në një karrierë të kënaqshme, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar. Pra, edhe nëse për shkak të nevoja finaciare do t’iu duhet që të punoni deri në kohën e pensionimit, të paktën atë kohë do ta plotësoni me një punë që iu pëlqen.

Si ta bëni ndryshimin?

Mundohuni të mos dekurajoheni nga vështirësitë që ka ndryshimi i karrierës në moshën e mesme. Nëse e keni marrë vendimin që ta ndryshoni, atëherë përpiquni që ta bëni në një mënyrë që përshtatet me situatën aktuale të jetës tuaj. Kjo të zgjasë më shumë sesa sikur të ishit 10 vjet më të rinj, por nëse do ta bëni në mënyrën e duhur do të jetë mjaft e vlefshme. Meqenëse do t’ju marrë shumë kohë dhe mund është e rëndësishme që të siguroheni që keni menduar mirë për zgjedhjen e një karrierë të re.

Ajo se çfarë keni zbuluar në moshën 40 vjeçare është dukshëm më ndryshe se ajo që e keni vlerësuar kur keni qenë më të rinj. Kështu që, nëse e keni bërë ndonjë test të karrierës kur keni qenë në shkollë të mesme ose në studime, bëjeni edhe njëherë dhe do të përfundoni duke e krijuar një listë me opsione të qëndrueshme.

Shfrytëzimi punës së kaluar

Njëra nga gjërat më të mira të viteve të akumuluara të punës është që keni shumë përvojë. Mbase do të mendoni se çfarë do të më hyj në punë përvoja që e keni nëse e ndryshoni karrierën? Aftësi të transferueshme – kjo është përgjigja. Këto janë aftësi dhe talente që i keni grumbulluar në një punë dhe mund t’i përdorni në një tjetër. Për disa karriera, madje mund të jeni në gjendje të zëvendësoni aftësitë tuaja të transferueshme me trajnim formal.

Kur të jeni duke menduar në mes të një karrierë që kërkon shkollim shtesë dhe një tjetër që kërkon shkathtësi të transferueshme, është më mirë që ta zgjidhni këtë të dyten. Duke e marrë parasysh që nuk jeni me vetëm (në kuptimin për t’u kujdesur vetëm për veten), por keni edhe familje që kërkon kohë, kujdes dhe shpenzime shtesë, gjëra që dëshironi t’i kufizoni, kjo është arsyeja pse duhet t’i zgjini aftësitë e transferueshme. Por, asnjëherë të mos kufizoheni, nëse e keni mundësinë, atëherë pse jo të mos e bëni.

Mbledhni informata të punës

Pasi të keni mbledhur fakte rreth arritjeve arsimore e rreth detyrave të punës për pozitën e zgjedhur, mund ta shihni se cila zgjedhje është më e përshtatshme. Pra, mund t’i krahasoni se cila ju pëlqen më shumë dhe cila jo.

Sigurohuni që paga e punës i mbulon të gjitha shpenzimet tuaja! Ta rikujtojmë që nuk po flasim për punën tuaj të parë ose të dytë, por për një ndryshim karriere në moshën 40 vjeçare. /Akademi Pune