Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Andi, ka marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij.
Ai do të shkruajë një faqe të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku ka kaluar një pjesë të jetës së tij.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale ku shfaq pasaportën dhe i jep lamtumirën Kosovës.
‘Mirupafshim Kosovë. Koha për kapitullin e ri të jetës. NYC pritëm’, është shprehur Andi.
Vendimi vjen pasi mbylli aventurën në shtëpinë më të famshme në vend nga ku doli i lidhur me modelen Gresë Hoti, raport ky që nuk mbijetoi më shumë se disa muaj jashtë.