Shqipëria që nga ardhja e trajnerit Sylvinho, po luan futboll të bukur.
Madje është shndërruar edhe në një “arrë të fortë” për kundërshtarët duke shënuar edhe eurogola.
Kjo sigurisht që po e bën shumë të lumtur brazilianin.
Një gol spektakolar e shënoi edhe Nedim Bajrami.
Ai e bombardoi portën e Çekisë duke barazuar rezultatin 1:1.
24 vjeçari si duket se po pëlqehet mjaft nga tifozët.
Atij i është shitur fanella e tij e kombëtarës me numrin 10, për një çmim goxha të lartë.
Ajo u shit për 1 mijë e 844 euro (1 mijë e 729 eurosh).
Kështu tregojnë të dhënat e Match Worn Short, përcjell Klankosova.tv