Disa rregulla për shikim të mprehtë

Qëndrimi i gjatë para ekranit, mund të çojë në probleme të ndryshme të syve.

Është thelbësore që t’i dini gjërat e caktuara gjatë punës në kompjuter, laptop ose teksa qëndroni në telefon.

Ekspertët këshillojnë që të lexoni dhe shkruani duke u ulur në një karrige të rehatshme me shpinë dhe qafë të drejtë dhe me mbështetës. Nyjet tuaja të kofshës dhe gjurit duhet të përkulen në 90 gradë.

Duhet të ketë dritë të drejtpërdrejtë adekuate mbi librat dhe letrat tuaja që vijnë nga përpara ose nga e djathta në të majtë. Kjo parandalon që hijet të bien mbi tekstin që jeni duke e lexuar ose shkruar.

Sipas ekspertëve, pjesa e sipërme e ekranit të kompjuterit ose laptopit duhet të jetë në vijën e syve tuaj.

Gjithashtu nuk duhet të shikoni lart ose poshtë si dhe rregullimi ergonomik është shumë i rëndësishëm.