“Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”
Emisari special i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Mirosalv Lajçak, ika kërkuar që palët t’i kthehen dialogut, pas tensioneve të fundit në veri të vendit, konkretisht, sulmit ndaj Policisë së Kosovës. Ku mbeti një polic i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Gjithashtu, Lajçak, ka dënuar sulmin ndaj policisë dukë theksuar se autorët duhet ë dalin para drejtësisë“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë.
“Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është me viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak.