Një ditë pas ngjarjeve në veri, Vuçiq takohet me ambasadorin e Rusisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me ambasadorin e Rusisë, Alexandar Botsan-Kharchenko.

Takimi do të mbahet në orën 09:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, ka kumtuar shërbimi i tij për media.

Presidenti Vuçiq mbrëmë ka pretenduar, me rastin e ngjarjeve në veri të Kosovës, se “ishte një nga ditët më të vështira për Serbinë dhe popullin serb që nga viti 2004 dhe 2008” dhe ka theksuar se “serbët e veriut të Kosovës u rebeluan duke mos dashur për që të durojnë më terrorin e Kurtit”.