Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar dje vrasjes së policit në veri të Kosovës, duke thënë se kjo tragjedi është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur.
Ndërsa sot, Rama ka publikuar edhe një foto, duke nderuar rreshterin policor, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristë serbë teksa ishte në krye të detyrës.
“MIRËMËNGJES
me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës🇽🇰🙏🇦🇱“, ka shkruar Rama në Facebook.
Ndryshe, lamtumira e fundit Bunjakut do t’i jepet sot, në ora 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë.
”Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftimin e fshatit.