Fakullteti Ekonomik i Suboticës, paralelja në Bujanoc në vitin e ri akademik do të startoj me njërin nga drejtimet më të kërkuara të viteve të fundit, drejtimi IT Biznes.
Ky drejtim do të fillojë këtë vit me studentët e parë, ndërsa studimet do të zgjasin katër vite, me mësimin që do të mbahet në gjuhen serbe dhe në gjuhën shqipe.
Sistemet informative afariste është program studimor në fushën e ekonomisë afariste, kurse titullin të cilin e fiton studenti i cili përfundon studimet në këtë drejtim është: i diplomuar për IT biznes.
Programi studimor “Sistemi informativ afarist” është vendi i arritjes të këtyre njohurive, kompentenca dhe aftësitë prej dy fushave dominuese të digjitalitetit të ditëve të sotit: teknologjitë komunikaciono-informative dhe sfera elektronike e biznesit dhe ekonomisë.
Ndërsa 90 studentë do ta kenë të drejtën e studimeve pa pagesë, pasi financimin e tyre do ta mbuloj Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Për më tepër informata rreth afateve dhe kushteve të regjistrimit, klikoni në portalin https://pis.ef.uns.ac.rs/sq/ i dedikuar për drejtimin e ri.