Nuk do ta ekzagjerojmë nëse themi se gjatë 25 viteve të fundit Google është bërë një pjesë e paimagjinueshme e jetës sonë. Vështirë se kalon një ditë që ne të mos e kërkojmë ndihmën e këtij motori kërkimi dhe është e paqartë për gjeneratat e reja se si njerëzit merrnin informacion. Në atë kohë ishte e nevojshme të kalonim orë e orë në biblioteka, të shkruanim shënime dhe më pas t’i mësojmë përmendësh, por sot e gjithë kjo bëhet nga një motor kërkimi të cilin, praktikisht, e mbajmë në xhepin tonë.
Sot, ky motor kërkimi e feston ditëlindjen e tij të 25-të, dhe historia e Google dhe fillimet e motorit të kërkimit nga garazhi është e njohur për të gjithë. Përgjegjës për këtë janë Larry Page dhe Sergey Brin, dy studentë nga Stanford, qëllimi i të cilëve ishte të krijonin një motor kërkimi në internet që do të organizonte dhe renditte faqet e internetit. Filloi si BackRub, më pas u riemërua Google, dhe pjesa tjetër, siç thuhet shpesh, është histori. Një nga themeluesit e Sun Microsystems, Andy Bechtolsheim, ishte ndër të parët që njohu potencialin e motorit të kërkimit, i cili investoi 100,000 dollarë në të dhe vetëm një vit më vonë, në vitin 1999, Google mori investimin e parë të madh prej 25 milionë dollarësh nga Sequoia Capitala.
Popullariteti dhe vlera e Google u rrit me kalimin e viteve, si dhe pasuria e themeluesve të saj, të cilët u bënë një nga njerëzit më të pasur në Tokë. Mbi krahët e suksesit të motorit të kërkimit, por edhe të fitimeve nga kërkimet, kompania lansoi projekte dhe shërbime të tjera të shumta që ne gjithashtu i përdorim çdo ditë.
Ndër të tjera, në vitin 2000 ata lansuan platformën reklamuese Adëords, e cila u bë pjesa më e rëndësishme dhe fitimprurëse e biznesit të tyre, dhe katër vjet më vonë ata shpallën Gmail, popullariteti i të cilit është i panevojshëm të thuhet. Me kalimin e viteve, ata gjithashtu morën përsipër YouTube, blenë një startup nga i cili zhvilluan sistemin operativ celular Android, zhvilluan shërbime të tilla si hartat, prezantuan telefonat e tyre dhe filluan të zhvillonin teknologji autonome. Makinat e Google, ose automjetet e kompanisë ëaymo, e cila është pjesë e të njëjtit konglomerat që përfshin Google (Alphabet), kanë kohë që transportojnë pasagjerë në taksitë e tyre pa shofer.
Ashtu si kompanitë e tjera të teknologjisë, Google gjithashtu investon burime të mëdha në inteligjencën artificiale dhe tashmë ka prezantuar chatbotin e tij AI Bard dhe do të vazhdojë me zhvillimin e atij dhe mjeteve të tjera të AI që duhet të na ndihmojnë në jetën e përditshme.
Për të festuar ditëlindjen e tyre, ata prezantuan edhe një Google Doodle special në të cilin zëvendësuan dy shkronjat o me numrin 25 dhe nëse shkruani “gëzuar ditëlindjen” në motorin e kërkimit ose përkthyesin e Google, konfeti virtual do të shfaqet në ekranin tuaj./ Reuters