Albin Kurti: Serbia u ka siguruar pajisje ushtarake grupit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se të gjitha faktet janë tregojnë se grupi terrorist që e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit u mbështet nga Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se “Serbia dëshiron statusin e “Rusisë së vogël” në Ballkan, ku entiteti i RS në Bosnje dhe Hercegovinë do të bëhet “Bjellorusia e vogël”, raporton media malazeze, pobjeda.

Kurti ka theksuar se Serbia ashtu si në të kaluarën ka pretendime për një Serbi të madhe.

“Sot Serbia përsëri ëndërron për një Serbi të madhe; ka pretendime për një pjesë të territorit të shtetit të BeH, dëshiron ta kthejë Malin e Zi në Ukrainë, të na vjedhë veriun e Kosovës. Ajo këmbëngul për një marrëdhënie me fqinjët e saj të ngjashme me marrëdhëniet e Moskës me Ukrainën dhe Bjellorusinë, që nënkupton ose një kontroll të caktuar të qeverisë qendrore ose kontroll të një pjese të caktuar të territorit të vendit fqinj. Prandaj fqinjësia e Serbisë paraqet rrezik sigurie për ne”, thekson Kurti.
Kurti tutje foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku theksoi se tashmë është vërtetuar që ka ardhur nga Serbia.

Të gjitha armët e sekuestruara sipas Kurtit kanë origjinë nga Serbia, derisa shton se ajo sasi mjafton për një ushtri të tërë.

“Është vërtetuar në mënyrë të pakundërshtueshme se armët dhe stërvitjet luftarake të profesionistëve serbë që sulmuan fshatin Banjskë të Zveçanit kanë ardhur nga Serbia. Të gjitha armët e sekuestruara janë prodhuar në Serbi, kanë ardhur nga Serbia dhe për nga lloji dhe sasia kanë mjaftuar për një ushtri të tërë”, ka thënë Kurti.

“Faktet e lartpërmendura na çojnë në përfundimin se nuk bëhet fjalë vetëm për një bandë kriminale dhe terroriste apo për shtetas të armatosur, por për profesionistë që kanë kryer trajnime serioze, me një lloj arme me origjinë nga Serbia. Serbia, po e përsëris, u ka siguruar pajisje ushtarake, ka kryer stërvitje luftarake, ka përcaktuar qëllime politike dhe ka ofruar mbështetje të plotë logjistike. Së fundi, ne e dimë se ky grup terrorist ka kryer stërvitje në Pasuljanski Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe”, ka vijuar ai.

Kurti tha se Millan Radojçiq, i cili e udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka mbështetje direkta nga Qeveria e Serbisë dhe nga presidenti i saj Aleksandër Vuçiq.

“Së dyti, Milan Radoiçiq është ish-nënkryetari i Listës Serbe nga Kosova, e cila është krijuar, ndihmuar dhe mbështetur nga Qeveria e Serbisë. Dhe të gjithë janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Presidentit të Serbisë. Më 29 shtator të këtij viti, vetë Vuçiq njoftoi dorëheqjen e Radoiçiqit nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, pas pranimit të Radoiçiqit se ka udhëhequr përgatitjet dhe ka marrë pjesë në sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës”, tha ai.

Tutje Kurti arrestimin dhe lirimin e Radojçiqit e ka krahasuar me Pablo Escobarin dhe marrëveshjen e tij me presidentin e Kolumbisë.

“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiqit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobar në fakt do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të vendosej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrolloni komandantët dhe jo anasjelltas; mirë, gjoja do ta vuante dënimin atje”, ka thënë ai.

“Marrëdhënia mes Vuçiqit dhe Radoiçiqit nuk është origjinale; e kemi parë shumë herë më parë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Sloba i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë, ka vijuar Kurti.

Kurti ka theksuar se “të gjithë terroristët që kanë arritur të arratisen duhet t’u dorëzohen autoriteteve të Republikës së Kosovës. Organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” duhet të shpallen organizata terroriste nga vendet tona mike, partnere dhe aleate. Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë e ka bërë këtë në seancën e 29 qershorit të këtij viti”.