Lëndime te kombëtarja zvicërane, Yakin fton edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës ka ftuar dy shiptarë të tjerë në skuadër për dy ndeshjet e tetorit, pas Xhakës e Shaqirit.

Bëhet fjalë për futbollistët, Uran Bislimi dhe Andi Zeqiri.

Shkaku i lëndimeve të dy lojtarëve si Ruben Vargas dhe Noah Okafor, Murat Yakin ka vendosur t’i ftojë dy futbollistët shqiptarë.

“Do të ketë dy ndryshime te kombëtarja meshkujve para ndeshjeve kualifikuese kundër Bjellorusisë të dielën, më 15 tetor 2023 në St.Gallen”.

“Në vend të lojtarëve të lënduar si Ruben Vargas dhe Noah Okafor, Andi Zeqiri nga klubi belg KRC Genk dhe Uran Bislimi nga FC Lugano do t’i bashkohen klubit të mërkurën. Skuadra do të ketë konsistent 23 lojtarë”, shkruhet në komunikatë.