Hysni Gucati nuk ka pranuar që të deklarohet për medie, duke kërkuar që të kursehet nga pyetjet e tyre.
Por, shumë shkurt ai u ka thënë të pranishmëve në odën e tij se të fala kanë prej të gjithëve, madje u shpreh se ata që janë në Hagë janë më të fortë se kurrë.
“Më kurseni mundësisht. Të fala ju kanë bë tanëve, të jeni të bindur te Zoti që ata janë më të fortë se na”, tha ai, raporton EO.
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është liruar sot nga Gjykata Sepciale.
Lirimin e tij e ka konfimruar edhe Gjykata Speciale.
“Vlen të theksohet, se Kryetarja konstatoi se z. Gucatit pati mundësi të reflektonte për veprimet e veta gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së dhe se sjellja e tij kishte ndryshuar me kalimin e kohës. Kryetarja theksoi shprehjet e pendesës së z. Gucati, në veçanti, veçanërisht faljen, gjatë seancës gojore, që ai shprehimisht u kërkoi të gjithë atyre që mund të ishin ndier të kërcënuar nga veprimet e tij”, thuhet në njoftimin për media, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kryetarja, vuri në dukje zotimin e vendosur të z. Gucati se nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për lirimin e tij. Kryetarja theksoi se në qoftë se z. Gucati nuk përmbush cilindo prej kushteve të përcaktuara në vendim, atëherë vendimi do të anulohet”, thotë njoftimi.