Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se sot në Bruksel do të ketë takime me treshen e madhe evropiane – presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, si dhe me zyrtarë të lartë të BE-së Charles Michel, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.
“Do të kemi takim, supozoj dy, me Charles Michelin, Joseph Borellin, Miroslav Lajçak dhe treshen evropiane – Macron, Scholz dhe Meloni. Pra do të jenë gjashtë nga ta”, tha presidenti serb për radio televizionin serb.
Vuçiq ka thënë se do të takohet me zyrtarë evropianë ndaras nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri kosovar, Albin Kurti, siç njoftoi qeveria, në margjinat e këtij samiti do të takojë liderët e Gjermanisë, Olaf Scholz, Francës, Emmanuel Macron, e të Italisë, Giorgia Meloni, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.