Të paktën 4,000 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor, thuhet në një njoftim të dielën nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Në njoftim thuhet se gratë dhe fëmijët përbëjnë 70% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve prej 9,770 sa thuhet se janë deri tani të vrarë.
Rreth 1,250 fëmijë janë të zhdukur, me sa duket të varrosur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, raporton Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt, UNWRA.
Mesatarisht, një fëmijë është vrarë dhe dy janë plagosur çdo 10 minuta që nga fillimi i luftës Izrael-Gaza./Washington Post