WhatsApp mund të fillojë të shfaqë reklama, sipas shefit të saj.
Kompania ka përjashtuar kategorikisht se do të vihej reklamë në inbox. Por ato mund të shfaqen diku tjetër në aplikacion, sikurse funksioni “Status” i WhatsApp, i cili funksionon si “stories” në Instagram.
WhatsApp i ka rezistuar prej kohësh prezantimit të reklamave në çdo pjesë të platformës së saj. Kjo e veçon atë nga platformat e tjera Meta, si Instagram dhe Facebook, të cilat integrojnë shumë reklamat.
WhatsApp prej kohësh është përfolur se po konsideron vendosjen e reklamave në aplikacionin e tij, me thashethemet që shtrihen deri në pesë vjet më parë. Por ajo i ka rezistuar kryesisht tundimit, pjesërisht për shkak të shqetësimeve të përdoruesve për shkak të privatësisë.
Meta mohoi prerazi se ka testuar ose punuar në atë veçori, ose se ka planifikuar ta lansonte. “Nuk po e bëjmë këtë”, tha kreu i WhatsApp, Will Cathcart në Twitter.
Por në një intervistë me gazetën braziliane “Folha De S.Paulo”, Cathcart u pyet nëse aplikacioni do të vazhdojë të jetë falas dhe nuk do të shfaqë reklama. Dhe ai tha se disa reklama mund të vijnë në pjesë të tjera të platformës. /Klankosova.tv