KOSTT-i thotë se 63.2 milionë euro u paguan për rrymën serbëve në veri për vitin e kaluar

63.2 milionë euro i ka kushtuar vendit furnizimi me energji elektrike të katër komunave veriore për vitin 2022.

Kështu bëri të ditur kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në Komisionin parlamentar për buxhet, punë dhe transfere.

Siç raporton KosovaPress, ai tha se rryma e harxhuar nga serbët në veri të vendit është mbuluar përmes buxhetit të shtetit.

Mehmeti tha se mungesa e mbulimit të konsumit për pjesën veriore vazhdon të paraqesë problem për vendin.