Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se kryengritja e Maidanit ka shënuar historinë e përbashkët me Evropën.
Në llogarinë e tij në plaftormën X, ai ka thënë se Ukraina i përket familjes evropiane, raporton Klan Kosova.
“Kryengritja e Maidanit shënoi historinë tonë të përbashkët. Ukrainasit mbrojtën zgjedhjen e tyre evropiane atëherë, siç po bëjnë tani. Për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka shkruar Borrell.
“Evropa qëndron me Ukrainën. Atëherë, tani dhe në të ardhmen – Ukraina i përket familjes sonë evropiane”, ka shkruar diplomati evropian.